E Enjte, 19 Nën 2026
LAJMET13 Nën 2026

Parandalohet futja e substancave narkotike në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë

Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK) ka njoftuar se është parandaluar futja e një substance të dyshuar narkotike në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë.

Sipas njoftimit zyrtar, substanca është zbuluar nga stafi i Sigurimit gjatë kontrolleve të rregullta të zhvilluara në fillim të ndërrimit të punës.

Gjatë këtyre kontrolleve janë inspektuar edhe hapësirat e shëtitoreve brenda rrethojës së institucionit, ku është gjetur materiali i dyshuar narkotik.

Për rastin është njoftuar Policia e Kosovës, ndërsa substanca e gjetur është konfiskuar.

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka theksuar se kontrollet e vazhdueshme dhe vigjilenca e stafit mbeten pjesë e masave për garantimin e sigurisë dhe parandalimin e futjes së sendeve apo substancave të ndaluara në institucionet korrektuese.

Hapsir Reklamuese