Tragjedi në Kamenicë: 48-vjeçari ndërron jetë në QKUK, dyshohet se kishte konsumuar detergjent
Një burrë nga fshati Rogoqicë i Kamenicës ka humbur jetën pasi dyshohet se kishte konsumuar një substancë kimike në shtëpinë e tij.

Tragjedi në Kamenicë: 48-vjeçari ndërron jetë në QKUK, dyshohet se kishte konsumuar detergjent
Një burrë nga fshati Rogoqicë i Kamenicës ka humbur jetën pasi dyshohet se kishte konsumuar një substancë kimike në shtëpinë e tij.
Viktima është identifikuar si Feriz Kallaba, rreth 48-vjeçar, nga Rogoqica.
Ngjarja ka ndodhur të martën, më 17 nëntor, rreth orës 08:15. Sipas informacioneve të para, Kallaba dyshohet se kishte konsumuar një sasi detergjenti derisa ndodhej në shtëpinë e tij.
Për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, ai fillimisht ishte dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Gjilan, ndërsa më pas ishte transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), në Prishtinë.
Rreth orës 18:00, personeli mjekësor i QKUK-së ka njoftuar Policinë se 48-vjeçari kishte ndërruar jetë.
Në vendin e ngjarjes kishin dalë hetuesit dhe njësia rajonale e kriminalistikës, të cilët kanë kryer ekzaminimet dhe veprimet e nevojshme hetimore.
Pas konfirmimit të vdekjes, është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”, ndërsa shkaku dhe rrethanat përfundimtare të vdekjes pritet të përcaktohen përmes hetimeve dhe ekzaminimit mjekoligjor.

