Jakup Krasniqi pritet të qëndrojë në shtëpinë e tij deri në orën 17:00
Jakup Krasniqi pritet të qëndrojë në Kosovë deri rreth orës 17:00, kur parashihet të përfundojë vizita e tij humanitare, e autorizuar nga Dhomat e Specializuara në Hagë.

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës do të kalojë disa orë pranë familjes në shtëpinë e tij në Prishtinë, pas lejes së dhënë nga Gjykata Speciale për arsye humanitare.
Vizita lidhet me gjendjen shëndetësore të bashkëshortes së tij, Sevdije Krasniqi.
Ndërkohë, në afërsi të shtëpisë së Krasniqit janë vendosur pjesëtarë të EULEX-it dhe të Policisë së Kosovës për të siguruar mbarëvajtjen e vizitës.
Pas largimit të ekipeve të EULEX-it, siguria në zonën përreth shtëpisë do të vazhdojë të mbetet nën përgjegjësinë e Policisë së Kosovës.