E Enjte, 19 Nën 2026
LAJMET18 Nën 2026

Sekuestrohen dy pistoleta në Pejë, edhe pse 52-vjeçari posedonte leje për armët

Një kontroll policor në Pejë ka përfunduar me sekuestrimin e dy pistoletave dhe municionit, pasi autoritetet kanë konstatuar se armët nuk po mbaheshin në mënyrën e duhur, ndonëse pronari kishte leje për të dyja.

Sipas informacioneve të rastit, bëhet fjalë për Avni Krasniqin, rreth 52-vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur të martën, më 17 nëntor, rreth orës 21:20, në zonën e rrugëve “UÇK” dhe “Nora Kelmendi” në Pejë, ku hetuesit policorë, në asistim të një patrulle, kanë ndaluar një veturë BMW që drejtohej nga Krasniqi.

Gjatë kontrollit të automjetit, në ndarjen përpara ulëses së pasagjerit është gjetur një pistoletë e kalibrit 9 mm Luger, së bashku me një karikator dhe 12 fishekë.

Pas njoftimit të Prokurorit të Shtetit, është urdhëruar edhe bastisja e shtëpisë së 52-vjeçarit. Aty, mbi tavolinën e sallonit, është gjetur një pistoletë tjetër e kalibrit 9×19 mm.

Policia ka sekuestruar edhe dy karikatorë, 13 fishekë të kalibrit 9×19 mm dhe një fishek të kalibrit 7.62×39 mm. Në total, janë konfiskuar dy pistoleta, tre karikatorë dhe 26 fishekë.

Sipas informacioneve të siguruara, Krasniqi posedonte leje për të dyja armët, por zyrtarët policorë kanë vlerësuar se ato nuk po mbaheshin në përputhje me mënyrën e përcaktuar.

Pas sekuestrimit, ai është shoqëruar në njësinë e hetimeve, ku është intervistuar lidhur me rastin. Pas konsultimit me Prokurorin e Shtetit, është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti është iniciuar për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Shënim: Avni Krasniqi prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të vërtetohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Hapsir Reklamuese