Arrestohet në Azerbajxhan një nga figurat më të kërkuara të mafies turke, ndaj tij ishin lëshuar 48 urdhër-arreste
Mehmet Recep Demir, një nga drejtuesit e organizatës së armatosur kriminale “Barış Boyun”, është arrestuar në Azerbajxhan.

Sipas raportimeve të mediave turke, ndaj Demirit ishin lëshuar gjithsej 48 urdhër-arreste.
Arrestimi është realizuar në kuadër të hetimeve të Prokurorisë së Përgjithshme të Stambollit ndaj kësaj organizate, e cila dyshohet për veprimtari kriminale në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.
Pas ndalimit, Demir është dërguar në paraburgim në Azerbajxhan, nën dyshimin për kalim të paligjshëm të kufirit, vepër penale sipas legjislacionit të këtij shteti.
Ndërkohë, Prokuroria e Stambollit ka përgatitur kërkesën zyrtare për ekstradimin e tij në Turqi, të cilën pritet t'ua përcjellë autoriteteve gjyqësore të Azerbajxhanit.
Shënim: Mehmet Recep Demir prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të vërtetohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.