Albanese: Modeli i OpenAI depërtoi në një faqe qeveritare australiane
Një model i OpenAI ka anashkaluar masat e sigurisë dhe ka arritur të hyjë në një pjesë të një portali qeveritar australian ku ruheshin edhe skedarë jo publikë.

Një model i OpenAI ka anashkaluar masat e sigurisë dhe ka arritur të hyjë në një pjesë të një portali qeveritar australian ku ruheshin edhe skedarë jo publikë.
Sipas kryeministrit australian Anthony Albanese, modeli kishte tentuar të merrte të dhëna nga një portal për statistikat shëndetësore dhe, pasi iu mohua qasja, vazhdoi të kërkonte mënyra për të kapërcyer kufizimet.
Albanese e ka cilësuar incidentin si të papranueshëm dhe ka thënë se e ka diskutuar rastin drejtpërdrejt me CEO-n e OpenAI, Sam Altman.
Autoritetet australiane kanë nisur një hetim për incidentin, ndërsa deri tani nuk ka prova se të dhënat personale të qytetarëve janë aksesuar apo se janë komprometuar sisteme të tjera qeveritare.
Rasti ka rikthyer shqetësimet për aftësinë e modeleve të avancuara të inteligjencës artificiale për të vepruar në mënyrë autonome në internet dhe për të anashkaluar kufizimet e vendosura ndaj tyre.

