E Enjte, 29 Tet 2026
SPORT24 Sht 2026

Zyrtarizohet meçi Joshua–Fury, zbulohet data dhe vendi i duelit

Anthony Joshua dhe Tyson Fury pritet të përballen më 11 dhjetor në Cardiff, në një nga duelet më të shumëpritura të boksit britanik.

Zyrtarizohet meçi Joshua–Fury, zbulohet data dhe vendi i duelit

Anthony Joshua dhe Tyson Fury pritet të përballen më 11 dhjetor në Cardiff, në një nga duelet më të shumëpritura të boksit britanik.

Dy peshat e rënda kanë qenë në bisedime për një përballje prej vitesh, ndërsa kontratat për duelin ishin nënshkruar në fillim të këtij viti.

Përballja fillimisht ishte planifikuar të zhvillohej në Britani, ndërsa më pas u shqyrtuan edhe mundësi të tjera, përfshirë Las Vegasin, Los Angelesin dhe New Yorkun.

Sipas raportimeve, Joshua dhe Fury pritet të përfitojnë rreth 87 milionë euro secili nga dueli.

Të dy boksierët vijnë pas fitoreve në muajin korrik. Fury mposhti Mariusz Wachun, ndërsa Joshua triumfoi ndaj Kristian Prengës me nokaut në raundin e dytë.

Dueli pritet t’i japë fund një prej përballjeve më të shumëpritura në boksin britanik, pasi Joshua dhe Fury kishin tentuar të përballeshin edhe më herët, por marrëveshjet e mëparshme nuk u realizuan.

Hapsir Reklamuese