Fermerët marrin lajmin e mirë: këtë javë nisin pagesat për vitin 2026
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR), përmes Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë (AZhB), ka njoftuar se gjatë kësaj jave do të fillojë lëshimi i vendimeve dhe realizimi i pagesave për fermerët në kuadër të skemës së Pagesave Direkte për vitin 2026.

Sipas ministrisë, për këtë skemë janë pranuar gjithsej 33,460 aplikime. Shqyrtimi administrativ i aplikacioneve dhe kontrollet në terren për verifikimin e sipërfaqeve bujqësore tashmë kanë përfunduar.
Paralelisht me pagesat, do të publikohen edhe listat e përfituesve, ndërsa pas përfundimit të këtij procesi do të vazhdohet me realizimin e pagesave për skemat e tjera të mbështetjes për sektorin e bujqësisë.
Ministria ka bërë të ditur se mbështetje do të përfitojnë edhe fermerët që kanë kultivuar grurë. Subvencionimi do të përfshijë sipërfaqet e mbjella, plehun artificial dhe shpenzimet për naftë.
Sipas njoftimit, mbështetja për këto kategori do të realizohet sipas normave dhe shumave të aplikuara në vitet e mëparshme.