Vëllai dhe axha i Auron Ferizit shoqërohen në Polici pas dënimit të Egzon Shallkit
Vëllai dhe axha i të ndjerit Auron Ferizi janë shoqëruar në Polici nën dyshimin për kanosje, pas shpalljes së aktgjykimit ndaj Egzon Shallkit, i cili u dënua me 25 vjet burgim për vrasjen e 20-vjeçarit.

Sipas informacioneve të raportuara, dy familjarët janë shoqëruar në Stacionin Policor në Gjilan më 20 tetor 2026, pas shpalljes së vendimit nga Gjykata Themelore në Gjilan. Pas intervistimit, ata janë liruar me urdhër të prokurorit.
Policia ka konfirmuar se dy persona janë shoqëruar dhe intervistuar, por nuk ka bërë të ditur identitetin e tyre apo lidhjen familjare me viktimën.
Zëdhënësi i Policisë, Valon Osmani, ka bërë të ditur se procedurat janë zhvilluar në përputhje me ligjin dhe se rasti, në konsultim me Prokurorin e Shtetit, do të procedohet në procedurë të rregullt gjyqësore.
Hetimet lidhur me dyshimet për kanosje do të vazhdojnë në koordinim me Prokurorinë.
Egzon Shallki u dënua me 25 vjet burgim për vrasjen e Auron Ferizit, i cili vdiq më 10 shtator 2025, dy ditë pasi ishte goditur nga një veturë në Viti.
**Shënim:** Personat e dyshuar prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.