Xhemal Ibishi shpallet “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Sulmuesi i Malishevës, Xhemal Ibishi, është shpallur futbollisti më i mirë i xhiros së tetë në Superligën e Kosovës, duke fituar çmimin “Ylli i Javës” nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK).

# Xhemal Ibishi shpallet “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Sulmuesi i Malishevës, Xhemal Ibishi, është shpallur futbollisti më i mirë i xhiros së tetë në Superligën e Kosovës, duke fituar çmimin “Ylli i Javës” nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK).
25-vjeçari u dallua në ndeshjen ndaj Dritës, ku shënoi golin e vetëm të takimit, duke i siguruar skuadrës së tij tri pikë të rëndësishme.
Malisheva triumfoi me rezultat 1-0 ndaj kampiones në fuqi të Kosovës, në përballjen e zhvilluar të premten. Goli i Ibishit rezultoi vendimtar për fitoren e ekipit.
FFK-ja vlerësoi paraqitjen e sulmuesit, duke theksuar se ai kontribuoi jo vetëm me golin e fitores, por edhe me angazhimin e tij gjatë gjithë ndeshjes.
“**Ibishi realizoi golin e vetëm dhe vendimtar të takimit, duke i siguruar Malishevës tri pikë tejet të vlefshme në një përballje të vështirë në udhëtim**”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

