Vlora Çitaku caktohet në Grupin Punues për strategjinë e Apelit në Hagë
Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka caktuar nënkryetaren e Kuvendit, Vlora Çitaku, si anëtare të Grupit Punues për hartimin dhe harmonizimin e strategjisë shtetërore lidhur me procedurat e Apelit në Dhomat e Specializuara në Hagë.

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka mirëpritur vendimin e Qeverisë për themelimin e këtij grupi, duke theksuar se synohet që Kuvendi të japë kontributin e tij në këtë proces.
Haxhiu bëri të ditur se do të ftohen edhe ekspertë të fushës, të cilët do të kontribuojnë me njohuritë dhe përvojën e tyre profesionale në hartimin e strategjisë.
Ajo e cilësoi themelimin e grupit punues si një hap të rëndësishëm në përballjen e Kosovës me procesin në Hagë, të cilin e përshkroi si të rëndë dhe të padrejtë.