E Enjte, 29 Tet 2026
POLITIKË19 Tet 2026

Vizita e presidentit të Malit të Zi, Policia paralajmëron ndërprerje të trafikut në rajonin e Pejës

Policia e Kosovës ka paralajmëruar ndërprerje të përkohshme të qarkullimit rrugor më 19 tetor, për shkak të vizitës zyrtare të presidentit të Malit të Zi, Jakov Millatoviq, në Kosovë.

Sipas njoftimit të Policisë, gjatë vizitës do të ndërmerren masa të shtuara të sigurisë dhe do të bëhet rregullimi i trafikut përgjatë itinerarit të eskortës presidenciale.

Eskorta pritet të lëvizë nga pika kufitare në Kullë në drejtim të Pejës, ku janë planifikuar aktivitete në kuadër të agjendës zyrtare të vizitës.

Për të mundësuar lëvizjen e eskortës, Policia ka bërë të ditur se, sipas nevojës, do të ndërpritet përkohësisht qarkullimi në segmente të caktuara rrugore. Ndërprerjet pritet të jenë të shkurtra, ndërsa në disa raste trafiku mund të orientohet në rrugë alternative.

Policia e Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik që të tregojnë mirëkuptim dhe të respektojnë udhëzimet e zyrtarëve policorë gjatë zbatimit të masave të sigurisë.

Hapsir Reklamuese