E Enjte, 29 Tet 2026
LAJMET14 Tet 2026

Viktor Buzhala emërohet zëvendësministër i Punëve të Brendshme

Viktor Buzhala emërohet zëvendësministër i Punëve të Brendshme

Viktor Buzhala është emëruar zëvendësministër i Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB).

Emërimi i tij në këtë post është bërë i ditur, sot më 14.10.2026, nga Zyra e Kryeministrit.

“Kryeministri Kurti e uroi z. Buzhala për detyrën e re dhe i dëshiroi suksese në përmbushjen e përgjegjësive të reja” – thuhet në njoftimin qeveritar.

Viktor Buzhala në dy zgjedhjet e fundit nacionale ka qenë kandidat për deputet nga partia “Guxo” në listën e Lëvizjes Vetëvendosje, por në të dyja herët nuk kishte arritur të marrë votat e nevojshme për të siguruar ulëse në Kuvendin e Kosovës. Më herët, Viktor Buzhala ka qenë zëdhënës i KEDS-it, ndërsa vite më parë ka punuar edhe si gazetar.

Në dhjetor të vitit 2025, ai i ishte bashkuar partisë “Guxo” të udhëhequr nga Donika Gërvalla dhe Faton Peci.

Hapsir Reklamuese