E Mërkurë, 28 Tet 2026
LAJMET20 Tet 2026

Barcelona dhe Bayern Munichu në garë për Johan Manzambin

Barcelona dhe Bayern Munichu kanë shfaqur interesim për mesfushorin e ri zviceran Johan Manzambi, i cili po tërheq vëmendjen me paraqitjet e tij te Aston Villa

Barcelona dhe Bayern Munichu në garë për Johan Manzambin

Barcelona dhe Bayern Munichu në garë për Johan Manzambin

Barcelona dhe Bayern Munichu kanë shfaqur interesim për mesfushorin e ri zviceran Johan Manzambi, i cili po tërheq vëmendjen me paraqitjet e tij te Aston Villa.

Sipas raportimeve të mediave sportive, disa prej klubeve më të mëdha evropiane po e përcjellin nga afër zhvillimin e futbollistit, të cilin e shohin si një talent me potencial të madh për të ardhmen.

Gazetari Graeme Bailey ka bërë të ditur se skautët e disa klubeve të njohura janë impresionuar nga paraqitjet e Manzambit dhe kanë nisur të vlerësojnë perspektivën e tij afatgjatë.

I lindur në Gjenevë në vitin 2005, reprezentuesi i Zvicrës dallohet për shkathtësinë, depërtimet me top dhe aftësinë për të krijuar raste shënimi.

Bayern Munichu e kishte përcjellë zhvillimin e tij edhe gjatë kohës kur luante te Freiburgu, ku regjistroi shtatë gola dhe nëntë asistime në 47 paraqitje.

Pas transferimit te Aston Villa për 60 milionë euro, Manzambi ka vazhduar të spikasë me paraqitjet e tij. Sipas raportimit, ai ka kontribuar me gol ose asistim në çdo ndeshje nën drejtimin e trajnerit Unai Emery.

Mesfushori ka lënë gjurmë edhe me përfaqësuesen e Zvicrës, duke shënuar tre gola dhe dhënë dy asistime në katër ndeshje të Kupës së Botës. Megjithatë, një lëndim e detyroi të mungonte në fazën e 1/8 së finales dhe në çerekfinale.

Interesimi nga Barcelona dhe Bayern Munichu mund ta vendosë Manzambin në qendër të vëmendjes gjatë afatit të ardhshëm kalimtar, ndërsa klubet pritet të vazhdojnë ta monitorojnë zhvillimin e tij.

Hapsir Reklamuese