UEFA ndryshon sistemin e kualifikimeve në Ligën e Evropës, kampionët marrin avantazh
UEFA ka konfirmuar një ndryshim të rëndësishëm në formatin e kualifikimeve për Ligën e Evropës, i cili do të aplikohet duke nisur nga sezoni 2027/28.

Sipas sistemit të ri, klubet që garojnë në raundin e tretë kualifikues dhe në fazën “play-off” do të ndahen në dy rrugë të veçanta: “Champions Path”, ose Itinerari i Kampionëve, dhe “Main Path”, përkatësisht Itinerari Kryesor.
Numri i përgjithshëm i vendeve në fazën kualifikuese nuk do të ndryshojë, por mënyra se si klubet do të garojnë për një vend në fazën kryesore të Ligës së Evropës do të jetë ndryshe.
Në formatin aktual, dy rrugët e kualifikimit mund të kryqëzohen në ndeshjet vendimtare të “play-off”-it, ku klubet përballen për një vend në fazën kryesore të garës.
Nga sezoni 2027/28 kjo nuk do të jetë më e mundur. Dy itineraret do të funksionojnë në mënyrë të pavarur dhe klubet që marrin pjesë në to nuk do të mund të përballen mes vete.
Kështu, kampionët kombëtarë do të kenë një rrugë të veçantë drejt fazës kryesore të Ligës së Evropës, duke u dhënë atyre mundësi më të qarta për të avancuar në këtë kompeticion.