Trump mohon se po negocion lehtësime për Iranin
Presidenti amerikan Donald Trump ka mohuar raportimet se administrata e tij po shqyrton lehtësimin e sanksioneve ndaj Iranit ose zhbllokimin e fondeve të ngrira në këmbim të hapave konkretë për programin bërthamor të Teheranit.

Trump reagoi përmes një postimi në Truth Social, duke i cilësuar raportimet si të pavërteta.
“Kjo nuk është e vërtetë. Nuk u kam ofruar ASGJË”, shkroi Trump.
Më herët, Axios dhe CNN, duke cituar zyrtarë amerikanë, raportuan se Trump ishte i gatshëm të shqyrtonte mundësinë e lehtësimit të sanksioneve dhe lirimit të disa fondeve iraniane të ngrira, në këmbim të progresit konkret në çështjen bërthamore.
Ndërkohë, përpjekjet diplomatike mes SHBA-së dhe Iranit po vazhdojnë përmes ndërmjetësve.
Presidenti iranian Masoud Pezeshkian ka deklaruar se Teherani është i gatshëm për bisedime lidhur me programin bërthamor dhe çështje të tjera, por ka theksuar se Irani nuk do të pranojë presion apo shtrëngim.
Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araqchi, ka deklaruar gjithashtu se një zgjidhje e negociuar është rruga për të dalë nga ngërçi.
Në qendër të bisedimeve mbeten programi bërthamor i Iranit, sanksionet amerikane dhe situata në Ngushticën e Hormuzit.