Tre vjet pas Banjskës, në Serbi shfaqen sërish mesazhe nacionaliste për të vrarët e grupit të armatosu
Në trevjetorin e sulmit në Banjskë, në qytetin serb të Vrnjaçka Banjës janë shfaqur pankarta me mesazhe nacionaliste dhe referenca nga miti serb i Kosovës.

Në trevjetorin e sulmit në Banjskë, në qytetin serb të Vrnjaçka Banjës janë shfaqur pankarta me mesazhe nacionaliste dhe referenca nga miti serb i Kosovës.
Pankartat janë vendosur më 24 shtator, në ditën kur në Kosovë përkujtohet polici Afrim Bunjaku, i vrarë gjatë sulmit të armatosur në Banjskë më 24 shtator 2023.
Në njërën prej pankartave shkruhet një varg i lidhur me traditën mitologjike serbe për Betejën e Kosovës dhe princin Lazar: “Tokësorja është për një mbretëri të vogël, ndërsa qiellorja përgjithmonë”.
Sulmi në Banjskë la të vrarë policin Afrim Bunjaku, ndërsa në përleshje u vranë edhe tre pjesëtarë të grupit të armatosur serb. Rasti në Kosovë është trajtuar si sulm terrorist, ndërsa Milan Radoiçiq ka marrë përgjegjësinë për organizimin e tij.
Në Serbi, ndërkohë, tre të vrarët e grupit janë përkujtuar në raste të ndryshme përmes narrativave që i paraqesin si figura të lidhura me kauzën serbe për Kosovën. Pankartat e shfaqura në Vrnjaçka Banjë rikthejnë në vëmendje këto narrativa në përvjetorin e sulmit.


