E Enjte, 29 Tet 2026
SPORT20 Tet 2026

“Topi i Artë” prezanton çmimin e ri B.O.A.T., nominohen 10 legjenda të futbollit

Organizatorët e “Ballon d’Or” kanë publikuar listën me 10 legjenda të futbollit të nominuara për çmimin e ri B.O.A.T. (Ballon d’Or Of All Time), përmes të cilit tifozët do të votojnë për sezonin më të madh individual në historinë e këtij sporti.

Çmimi i ri prezantohet në prag të 70-vjetorit të “Topit të Artë” dhe synon të vlerësojë sezonin më të jashtëzakonshëm individual të një futbollisti, e jo karrierën e tij në tërësi.

Për t’u përfshirë në listën e kandidatëve, futbollistët duhet ta kenë fituar të paktën dy herë çmimin “Ballon d’Or” gjatë karrierës së tyre.

Megjithatë, në listën e të nominuarve nuk janë përfshirë dy prej emrave më të mëdhenj të historisë së futbollit, Pelé dhe Diego Maradona.

Arsyeja lidhet me kriteret historike të çmimit, i cili gjatë periudhave më të mira të karrierës së tyre u jepej vetëm futbollistëve evropianë, duke i përjashtuar nga gara yjet e pjesës tjetër të botës.

Hapsir Reklamuese