Thomas Anders falënderon Kosovën pas performancës në Hardh Fest: “Çfarë nate!”
Thomas Anders, ylli i grupit të njohur Modern Talking, ka përcjellë një mesazh emocionues për publikun kosovar pas performancës së tij në Hardh Fest në Rahovec.

Artisti gjerman ka shprehur mirënjohje për pritjen dhe atmosferën e krijuar gjatë koncertit, ku performoi para rreth 12 mijë spektatorëve në Stone Castle Winery, në mesin e vreshtave të Rahovecit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Anders ka përshkruar përvojën si një natë të veçantë, duke vlerësuar energjinë dhe pjesëmarrjen e publikut.
“ÇFARË NATE, KOSOVË! 12 mijë njerëz në Stone Castle Winery në Rahovec – çfarë atmosfere e jashtëzakonshme! Faleminderit për energjinë tuaj, zërat tuaj dhe për këtë natë të paharrueshme. Faleminderit, Kosovë!”, ka shkruar Anders.
Performanca e tij ishte pjesë e edicionit të sivjetmë të Hardh Fest, festivalit agro-kulturor që organizohet në Rahovec dhe që promovon traditën e vreshtarisë dhe prodhimit të verës në këtë rajon.
Festivali u zhvillua përgjatë tri ditëve në fillim të shtatorit, duke sjellë aktivitete të ndryshme, muzikë, lojëra në vreshta, parada në qytet dhe prezantime të bodrumeve lokale të verës.