E Enjte, 29 Tet 2026
POLITIKË20 Tet 2026

Takim urgjent për “Prishtina 2030”, Qeveria pritet t’i përgjigjet ICMG-së deri të mërkurën

Përgatitjet për organizimin e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030” janë rikthyer në fokus pas shqetësimeve të ngritura nga Komiteti Ndërkombëtar i Lojërave Mesdhetare (ICMG) lidhur me përmbushjen e obligimeve për realizimin e këtij eventi sportiv.

Sipas burimeve të raportuara, ministri i Rinisë dhe Sportit, Blerim Gashani, është takuar në një takim urgjent me drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK), ku është diskutuar situata aktuale dhe hapat e nevojshëm për vazhdimin e organizimit.

Në takim është vendosur që Qeveria e Kosovës t’i përgjigjet ICMG-së deri të mërkurën, lidhur me vërejtjet e adresuara për përgatitjet e Lojërave Mesdhetare.

Takimi vjen pasi kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, publikoi letrën e ICMG-së, ku shprehen shqetësime për përmbushjen e obligimeve dhe çështjet financiare që lidhen me organizimin e garave.

E ardhmja e “Prishtina 2030” pritet të diskutohet edhe në takimin e radhës të ICMG-së, më 19 dhjetor. Përgjigjja e Qeverisë dhe masat që do të ndërmerren deri atëherë mund të ndikojnë në vendimet e ardhshme për organizimin e Lojërave.

Hapsir Reklamuese