E Enjte, 29 Tet 2026
LAJMET16 Tet 2026

Supremja rrëzon vendimet e Gjykatës Komerciale, kontesti mes tri kompanive dhe NPB-së kthehet në rigjykim

Gjykata Supreme e Kosovës ka vendosur ta kthejë në rigjykim kontestin juridik ndërmjet tri kompanive dhe Ndërmarrjes Publike Banesore (NPB), që lidhet me përmbushjen e kontratës ose kompensimin e dëmit material, përfshirë fitimin e humbur.

Supremja ka aprovuar si të bazuara revizionet e paraqitura nga kompanitë Made Group Construction SH.P.K., Arkos SH.P.K. dhe Madekos SH.P.K. Në këtë çështje, e paditur është Ndërmarrja Publike Banesore SH.A., ndërsa Komuna e Prishtinës është palë ndërhyrëse.

Në aktvendimin e marrë më 13 tetor 2026, Gjykata Supreme ka prishur aktgjykimin e Gjykatës Komerciale të shkallës së dytë, të datës 5 qershor 2026, si dhe atë të shkallës së parë, të datës 17 mars 2026.

Sipas arsyetimit të Supremes, vendimet e gjykatave më të ulëta përmbanin shkelje thelbësore të dispozitave të procedurës kontestimore dhe zbatim të gabuar të së drejtës materiale. Këto mangësi, sipas gjykatës, kanë ndikuar që gjendja faktike të mos vërtetohej plotësisht dhe drejt.

Për këtë arsye, çështja është kthyer në Gjykatën Komerciale, në shkallën e parë, për rigjykim. Supremja ka dhënë edhe udhëzime konkrete për mënyrën se si duhet të trajtohet rasti gjatë procedurës së re.

Vendimi nuk e zgjidh përfundimisht kontestin ndërmjet kompanive dhe NPB-së, por kërkon shqyrtim dhe vendimmarrje të re nga Gjykata Komerciale.

Hapsir Reklamuese