E Enjte, 29 Tet 2026
BOTË7 Sht 2026

“Skifterat” shqiptarë grabisin shtëpinë e një influencereje spanjolle, pamjet bëhen virale

Influencerja spanjolle Rocio Osorno ka përjetuar momente paniku pasi dy persona të maskuar kanë hyrë në banesën e saj me qëllim grabitjeje.

Në pamjet e publikuara nga Osorno, dy personat dëgjohen duke komunikuar në gjuhën shqipe gjatë kohës që kërkojnë sende me vlerë. Mes fjalëve që dëgjohen në video janë:

“Ej, na këtë merre këtë.”

“Ku ta çoj?”

“Hajde të ikim o burrë.”

“Jena keq këtu…”

Në një moment dëgjohet edhe një shprehje fyese.

Ngjarja ka ndodhur ndërsa Osorno ndodhej në katin e sipërm të banesës duke realizuar materiale për rrjetet sociale. Ajo ka vërejtur se një dritare, e cila zakonisht mbahej e mbyllur, ishte hapur dhe ka kuptuar se në shtëpi ndodheshin persona të tjerë.

“Jam në shok”, ka rrëfyer influencerja, duke treguar se menjëherë ka nisur të bërtasë për të paralajmëruar familjarët.

Në banesë ka mbërritur edhe ish-bashkëshorti i saj, deputeti i VOX-it, Jacobo Robatto. Familjarët kanë telefonuar shërbimet emergjente në numrin 112, ndërsa në vendngjarje kanë dalë patrullat e Gardës Civile. Megjithatë, grabitësit kishin arritur të largoheshin para mbërritjes së autoriteteve.

Osorno ka publikuar edhe pamjet e kamerave të sigurisë nga dhoma e saj e veshjes. Në video shihen dy persona të maskuar, me kapuçë dhe llamba në kokë, duke kontrolluar sirtarët dhe hapësirat ku mbaheshin bizhuteritë dhe sende të tjera me vlerë.

Autoritetet kanë nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Ndërkohë, Osorno ka deklaruar se në zonën ku banon janë raportuar edhe raste të tjera të ngjashme të vjedhjeve.

Hapsir Reklamuese