E Enjte, 29 Tet 2026
BOTË8 Sht 2026

Shqiptari nga Maqedonia e Veriut vritet në Berlin, autorët ende të paidentifikuar

Një 27-vjeçar shqiptar nga Maqedonia e Veriut ka mbetur i vrarë pas një sulmi me armë zjarri në Berlin të Gjermanisë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:40 në lagjen Neukölln, në kryqëzimin e rrugëve “Planetenstraße” dhe “Sonnenallee”.

Sipas Policisë dhe Prokurorisë së Berlinit, ndaj të riut është qëlluar disa herë me armë. Ai ka pësuar plagë të rënda dhe ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Pas incidentit, personat që dyshohet se janë përfshirë në vrasje janë larguar nga vendi dhe deri tani nuk janë identifikuar apo arrestuar.

Hetuesit gjermanë po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit, identifikimin e autorëve dhe përcaktimin e motivit që qëndron pas ngjarjes.

Sipas raportimeve nga Maqedonia e Veriut, viktima është M.M., 27-vjeçar nga fshati Radushë i Tetovës.

Autoritetet gjermane ende nuk kanë bërë të ditur ndonjë motiv të mundshëm për vrasjen, ndërsa hetimet për zbardhjen e rastit janë në vazhdim.

Hapsir Reklamuese