Shiroka-Pula kërkon mbështetjen e Shqipërisë për integrimin euroatlantik të Kosovës
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka pritur në takim ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, me të cilin ka diskutuar për bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve.

Gjatë takimit, Malaj e ka uruar Shiroka-Pulën për marrjen e detyrës së presidentes, duke shprehur pritshmëritë për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Shqipërisë.
Sipas njoftimit, Shiroka-Pula theksoi rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit dhe mbështetjes së ndërsjellë mes dy shteteve.
Ajo kërkoi gjithashtu mbështetjen e Shqipërisë për integrimin euroatlantik të Kosovës dhe anëtarësimin e saj në organizata ndërkombëtare.
Në përfundim të takimit, të dy bashkëbiseduesit u pajtuan për thellimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.