E Enjte, 29 Tet 2026
BOTË19 Tet 2026

Selena Gomez flet për varësinë nga nikotina: Përdorimi i cigareve elektronike ma ka ndryshuar zërin

Këngëtarja dhe aktorja amerikane Selena Gomez ka folur hapur për përvojën e saj me nikotinën, duke deklaruar se përdorimi i shpeshtë i cigareve elektronike ka ndikuar në zërin e saj.

Në një video të publikuar në Instagram Story më 18 tetor, 34-vjeçarja pranoi se e ka pasur të vështirë të heqë dorë nga nikotina dhe u bëri thirrje të tjerëve të reflektojnë për pasojat e këtij zakoni.

“Nikotina është shumë e vështirë për t’u lënë. Mendoj se doja vetëm të thoja se, nëse po e përjeton këtë ose po përpiqesh të përdorësh cigare elektronike, thjesht nuk ia vlen”, u shpreh Gomez.

Ajo shtoi se beson që zëri i saj ka ndryshuar si pasojë e përdorimit të nikotinës, ndërsa tregoi se ka ndaluar përdorimin dhe shpreson të vazhdojë pa iu kthyer këtij zakoni.

“Është shumë e vështirë, por e di që nëse po kalon diçka të tillë, mund ta kalosh edhe atë”, deklaroi artistja, duke përshkruar vështirësitë e lënies së nikotinës.

Gomez kishte folur edhe më parë për komentet e fansave lidhur me ndryshimet në zërin e saj. Në një transmetim të drejtpërdrejtë në Instagram, në dhjetor të vitit 2025, ajo kishte përmendur se ndonjëherë i fryhet fyti nga brenda, duke iu përgjigjur shqetësimeve të publikut.

Përveç kësaj, artistja ka folur së fundmi edhe për plakjen, duke thënë se e sheh atë si një pjesë të natyrshme të jetës dhe se nuk ka frikë nga ndryshimet fizike që vijnë me kalimin e viteve.

Hapsir Reklamuese