Ronaldo: Jam futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave – ja çfarë thotë për Messin
Cristiano Ronaldo e ka cilësuar veten si futbollistin më të mirë të të gjitha kohërave, duke iu referuar statistikave dhe rekordeve të tij gjatë karrierës.

Në një intervistë për CNN Portugal, të zhvilluar me gazetarin Edu Aguirre, sulmuesi portugez foli për karrierën, rivalitetin me Lionel Messin dhe golat që vazhdon të shënojë edhe në moshën 41-vjeçare.
“Jam më i miri i të gjitha kohërave, pikë. Shifrat flasin vetë. Nuk njoh askënd më të mirë se unë. Historia është shkruar tashmë. Mund ta përfundoja karrierën time sot dhe nuk do të pendohesha për asgjë”, deklaroi Ronaldo.
Ai foli edhe për rivalitetin me Messin, duke thënë se të dy kanë shërbyer si motivim për njëri-tjetrin gjatë viteve, ngjashëm me rivalitetin mes pilotëve të Formula 1, Alain Prost dhe Ayrton Senna.
“Njëri i jepte gjithmonë motivim tjetrit, ashtu si Alain Prost dhe Ayrton Senna në Formula 1”, u shpreh portugezi.
Ronaldo theksoi gjithashtu se, sipas tij, nuk po vlerësohet sa duhet për numrin e golave që vazhdon të shënojë pavarësisht moshës.