Rihanna mahnit në Paris me fustanin transparent
Rihanna ka tërhequr vëmendjen në Paris me paraqitjen e saj elegante, teksa është parë duke u kthyer në hotel pas një mbrëmjeje jashtë dhe një tjetër vizite në koncertin e Celine Dion.

Rihanna ka tërhequr vëmendjen në Paris me paraqitjen e saj elegante, teksa është parë duke u kthyer në hotel pas një mbrëmjeje jashtë dhe një tjetër vizite në koncertin e Celine Dion.
Këngëtarja 38-vjeçare u shfaq e veshur me një fustan transparent, të cilin e kombinoi me reçipeta të zeza me dantellë dhe një fund në nuancë bronzi.
Pamjen e saj ajo e kompletoi me këpucë me taka, syze të zeza dhe një çantë, duke sjellë një tjetër paraqitje që tërhoqi vëmendjen e mediave dhe fansave në Paris.
Rihanna duket se është një admiruesе e Celine Dion, pasi kjo ishte hera e dytë brenda pak javësh që ajo ndoqi koncertin e këngëtares gjatë qëndrimit në Francë.
Përveç muzikës, Rihanna vazhdon të jetë aktive edhe në industrinë e modës, si bashkëthemeluese dhe presidente ekzekutive e markës së të brendshmeve Savage X Fenty.



