E Enjte, 29 Tet 2026
LAJMET13 Tet 2026

Publikohet kënga e Shpat Kasapit pas vdekjes, Selvija rrëfen historinë prekëse të projektit

Zëri i këngëtarit të ndjerë Shpat Kasapi është rikthyer te publiku përmes këngës së re “A je rahat pa mu”, një projekt që bashkëshortja e tij, Selvije Jao, e ka ruajtur për muaj të tërë para se të gjente forcën për ta publikuar.

Përmes një postimi në Instagram, Selvija ka treguar se projekti kishte nisur pak para se Shpati të bëhej pjesë e “Big Brother VIP Albania 5”. Sipas saj, këngëtari i kishte dërguar katër versione demo dhe i kishte kërkuar të zgjidhte atë që i pëlqente më shumë.

Ajo kishte përzgjedhur pikërisht këngën që tashmë është publikuar, ndërsa plani fillestar ishte që ajo të lansohej gjatë qëndrimit të Shpatit në reality show.

Pas ndarjes së tij nga jeta në nëntor të vitit të kaluar, projekti mori një domethënie krejt tjetër. Rreth muajit mars ose prill, kënga e përfunduar i kishte mbërritur Selvijes nga producenti Anton Prendi.

Ajo ka falënderuar gjithashtu Arti Rec dhe Imperial B për kontributin dhe mbështetjen në realizimin e projektit.

Pas muajsh të vështirë emocionalë, Selvija ka vendosur ta ndajë këngën me publikun, duke e konsideruar atë si një amanet të bashkëshortit të saj.

“Sot, titulli ‘A je rahat pa mu’ më dhemb më shumë se çdo fjalë tjetër”, ka shkruar ajo, duke shprehur dhimbjen që i sjell ky projekt pas humbjes së Shpatit.

Publikimi i “A je rahat pa mu” vjen si një kujtim i veçantë për këngëtarin, duke bërë që zëri dhe muzika e tij të vazhdojnë të jetojnë në kujtesën e publikut.

Hapsir Reklamuese