PSG përgatit ofertë prej 70 milionë eurosh për Eric Garcian e Barcelonës
Paris Saint-Germaini po shqyrton mundësinë e transferimit të mbrojtësit spanjoll Eric Garcia nga Barcelona, me synimin për të ofruar deri në 70 milionë euro në afatin kalimtar të verës së vitit 2027.

Sipas raportimeve të ElDesmarque, trajneri i PSG-së, Luis Enrique, e vlerëson lart Garcian dhe beson se ai mund të përshtatet në projektin e klubit francez. Enrique e njeh mirë futbollistin, pasi e kishte ftuar në përfaqësuesen e Spanjës për Euro 2020 dhe Kupën e Botës “Katar 2022”.
Megjithatë, deri më tani nuk ka ofertë zyrtare nga PSG-ja për Barcelonën, por vetëm interesim dhe shqyrtim të mundësisë së transferimit.
Një nga arsyet e interesimit është fleksibiliteti taktik i Garcias, i cili mund të luajë si qendërmbrojtës, mbrojtës i djathtë dhe mesfushor defensiv. Te Barcelona, ai është aktivizuar në këto pozicione nën drejtimin e trajnerit Hansi Flick.
Gjatë sezonit 2025/26, Garcia regjistroi 3,953 minuta në ndeshjet zyrtare, më shumë se çdo futbollist tjetër i fushës në skuadrën katalunase.
Mbrojtësi ka kontratë me Barcelonën deri në qershor të vitit 2031, çka i jep klubit spanjoll një pozitë të favorshme në rast se PSG-ja vendos të paraqesë ofertë zyrtare.