Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari në Prishtinë
Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e një personi të dyshuar për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.

Sipas Policisë së Kosovës, kërkimi po zhvillohet me autorizim të prokurorisë kompetente. Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve që kanë informacione të dobishme të ndihmojnë në identifikimin e personit.
Qytetarët që posedojnë informacione relevante mund të kontaktojnë Policinë në numrin 192 ose të dërgojnë të dhënat në adresën elektronike info@kosovopolice.com.
Policia ka apeluar për bashkëpunim me qëllim të ndihmës në identifikimin e të dyshuarit dhe zbardhjen e rastit.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.