E Enjte, 29 Tet 2026
POLITIKË24 Sht 2026

PDK mbështet protestat e OVL-UÇK-së, fton qytetarët të bashkohen më 1 tetor

Partia Demokratike e Kosovës ka deklaruar mbështetjen për protestat e organizatave të dala nga lufta e UÇK-së dhe tubimet e qytetarëve kundër vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë.

PDK ka vlerësuar protestat e zhvilluara gjatë ditëve të fundit në Kosovë dhe tubimet e shqiptarëve në diasporë, duke i cilësuar ato si shprehje të zërit qytetar lidhur me procesin ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Partia u ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë edhe në protestën e paralajmëruar nga platforma “Liria ka emër”, e cila pritet të mbahet më 1 tetor në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Në reagimin e saj, PDK ka kërkuar gjithashtu nga institucionet dhe subjektet politike që të trajtojnë me seriozitet hapat institucionalë dhe ligjorë që lidhen me këtë proces.

PDK ka bërë të ditur se do të vazhdojë angazhimin politik dhe institucional lidhur me rastin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, ndërsa si prioritet ka përmendur edhe votimin në Kuvend të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Hapsir Reklamuese