E Enjte, 29 Tet 2026
POLITIKË28 Sht 2026

PDK falënderon deputetët: Tani pritet votimi i ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara

PDK-ja ka përshëndetur miratimin nga Kuvendi të deklaratës lidhur me aktgjykimin e Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Partia ka falënderuar grupet parlamentare për mbështetjen dhe harmonizimin e tekstit të deklaratës.

Pas miratimit të saj, PDK-ja ka kërkuar procedimin dhe votimin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, të propozuar nga kjo parti.

Sipas PDK-së, miratimi i deklaratës ishte një hap politik, ndërsa votimi i projektligjit do të përbënte hapin e radhës institucional.

Hapsir Reklamuese