E Enjte, 29 Tet 2026
KULTURË4 Sht 2026

Pastrohen semaforët në Prishtinë, synohet rritja e sigurisë në trafik

Drejtoria e Mobilitetit në Prishtinë ka ndërmarrë një aksion mirëmbajtjeje në disa prej nyjeve kryesore të trafikut në kryeqytet.

Pastrohen semaforët në Prishtinë, synohet rritja e sigurisë në trafik

Gjatë punimeve është realizuar pastrimi i nyjeve semaforike, janë larguar banerët e vendosur në shtyllat e semaforëve, si dhe janë pastruar llupat reflektuese.

Sipas Drejtorisë së Mobilitetit, pastrimi i llupave është bërë me qëllim të përmirësimit të ndriçimit dhe rritjes së dukshmërisë së dritave dhe numëruesve të semaforëve.

Nga kjo drejtori kanë thënë se ndërhyrjet synojnë të krijojnë kushte më të sigurta në komunikacion dhe të përmirësojnë dukshmërinë për të gjithë pjesëmarrësit në trafik.

Hapsir Reklamuese