Pas Volkswagen, edhe Mercedes rrezikon të mbyllë fabrika në Gjermani
Mercedes-Benz po përballet me presion të shtuar për uljen e kostove dhe rritjen e produktivitetit, ndërsa kompania paralajmëron se mund të mbyllë një fabrikë montimi dhe një fabrikë motorësh në Gjermani.

Drejtuesi i prodhimit, Michael Schiebe, ka deklaruar se synimi i kompanisë është të ruajë të gjitha fabrikat në vend, por kjo varet nga arritja e marrëveshjeve të reja për uljen e kostove.
Mercedes aktualisht ka 10 objekte prodhuese në Gjermani, ndërsa nuk është bërë e ditur se cilat fabrika mund të preken në rast të mbylljeve.
Sindikatat IG Metall kanë kundërshtuar mundësinë e mbylljes së fabrikave, ndërsa kompania po përballet edhe me konkurrencë në rritje nga prodhuesit kinezë të automjeteve.
Në tremujorin e dytë, shitjet e Mercedes-Benz në Kinë ranë me 30%, ndërsa kompania raportoi humbje prej rreth 800 milionë dollarësh në këtë treg.
Probleme të ngjashme po përjeton edhe Volkswagen, i cili ka shqyrtuar mundësinë e mbylljes së disa fabrikave në Gjermani.