E Enjte, 29 Tet 2026
BOTË1 Sht 2026

Pas 30 vitesh mister, shpallet fajtor organizatori i vrasjes së Tupac Shakur

Pas gati tri dekadash mister rreth vrasjes së Tupac Shakur, rasti ka marrë një zhvillim të rëndësishëm. Duane “Keffe D” Davis është shpallur fajtor për rolin e tij në organizimin e vrasjes së reperit të njohur.

Një juri në Las Vegas e ka gjetur fajtor 63-vjeçarin Davis për vdekjen e Tupac Shakur.

Prokuroria ka argumentuar se Davis nuk ishte personi që e qëlloi reperin, por se kishte organizuar sulmin dhe kishte siguruar armën që më pas u përdor nga nipi i tij, Orlando Anderson.

Sipas versionit të Prokurorisë, vrasja ishte kryer si hakmarrje pas një përleshjeje mes Anderson dhe Tupac Shakur, e cila kishte ndodhur vetëm disa orë para atentatit.

Tupac u qëllua gjatë një sulmi me armë nga një automjet në Las Vegas, më 7 shtator 1996. Ai ndërroi jetë disa ditë më vonë, në moshën vetëm 25-vjeçare, si pasojë e plagëve të marra.

Për afro 30 vjet, rasti mbeti një prej mistereve më të mëdha në historinë e muzikës hip-hop dhe ishte shoqëruar me teori e spekulime të shumta.

Davis e ka pritur vendimin në heshtje dhe pa shfaqur emocione të dukshme në sallën e gjyqit. Pas shpalljes fajtor, ai ka bërë të ditur se do ta apelojë vendimin.

Vendimi ka shkaktuar emocione të forta te familjarët e Tupacut, të cilët ndodheshin në sallën e gjyqit. Pas leximit të verdiktit, disa prej tyre u përqafuan dhe shpërthyen në lot.

Tupac Shakur konsiderohet një prej figurave më të rëndësishme dhe me ndikim në historinë e hip-hopit. Gjatë karrierës së tij, ai shiti më shumë se 75 milionë albume dhe regjistrime muzikore në mbarë botën.

Vrasja e tij ka mbetur për dekada në qendër të vëmendjes, ndërsa fansat dhe publiku kanë kërkuar përgjigje për atë që ndodhi natën e 7 shtatorit 1996 në Las Vegas.

Verdikti ndaj Davis shënon një zhvillim të rëndësishëm në një prej rasteve më të bujshme të pazgjidhura në historinë e muzikës rap.

Hapsir Reklamuese