Pas 12 vitesh përpjekje, Rita Ora arrin të marrë patentën e vozitjes
Rita Ora ka arritur më në fund të kalojë testin e vozitjes, 12 vjet pasi kishte nisur përpjekjet për të mësuar drejtimin e automjetit.

Këngëtarja shqiptare e bëri të ditur lajmin përmes Instagramit, ku publikoi disa fotografi duke mbajtur certifikatën e re, pranë një veture të autoshkollës në Los Angeles.
“Ka qenë një javë”, shkroi ajo krahas fotografive.
Rita kishte nisur mësimet e vozitjes në vitin 2014, por marrja e patentës iu desh shumë më gjatë nga sa kishte planifikuar.
Në atë kohë, mediat britanike raportuan se ish-partneri i saj, DJ Calvin Harris, i kishte blerë një veturë me vlerë rreth 100 mijë funte, me synimin për ta motivuar që të mësonte vozitjen.
Gjatë viteve që jetonte në Los Angeles, Rita kryesisht përdorte taksi, transportin publik ose lëvizte në këmbë. Megjithatë, për shkak të rëndësisë së automjetit për lëvizjet në qytet, ajo kishte vazhduar përpjekjet për të marrë patentën.
Pas më shumë se një dekade mësimesh dhe tentativash, këngëtarja tashmë mund të drejtojë vetë automjetin.