E Enjte, 29 Tet 2026
SPORT10 Sht 2026

Pamje nga Camp Nou: Shiu përmbyt tribunat dhe zonën e mediave

Barcelona e nisi në mënyrën më të mirë sezonin e ri të Ligës së Kampionëve, duke mposhtur Feyenoordin me rezultat 5-1, por në “Camp Nou” pati edhe një situatë aspak të këndshme.

Reshjet e dendura të shiut shkaktuan probleme të mëdha në stadium, duke bërë që uji të depërtonte në një pjesë të tribunave, përfshirë zonën VIP dhe hapësirën e dedikuar për mediat.

Situata në zonën e gazetarëve u përkeqësua ndjeshëm, me sasi të mëdha uji që përfunduan brenda saj dhe bënë që disa vende të bëheshin tërësisht të papërdorshme.

Pamjet nga stadiumi treguan përmasat e problemit, teksa reshjet e rrëmbyeshme shkaktuan rrjedhje të konsiderueshme në disa pjesë të objektit.

Problemet vijnë në një kohë kur “Camp Nou” është ende në proces rinovimi, një projekt madhor që pritet të transformojë stadiumin dhe që, sipas raportimeve, do ta çojë koston totale të investimit në rreth 1.5 miliardë euro.

Hapsir Reklamuese