E Enjte, 29 Tet 2026
LAJMET20 Tet 2026

OVL-UÇK kritikon Trendafilovën: Dhomave të Specializuara u mungojnë dinjiteti dhe profesionalizmi

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK) ka reaguar ndaj deklaratave të kryetares së Dhomave të Specializuara në Hagë, Ekaterina Trendafilova, duke i cilësuar pretendimet e saj lidhur me ligjin që rregullon funksionimin e kësaj gjykate si të çuditshme dhe qesharake.

Në reagimin e saj, organizata ka theksuar se ligjet në Kosovë miratohen nga Kuvendi, ndërsa Dhomat e Specializuara janë themeluar pikërisht nga ky institucion.

OVL-UÇK ka kritikuar atë që e konsideron arrogancë të Trendafilovës ndaj Kuvendit në çështjet që lidhen me sundimin e ligjit. Sipas organizatës, kritikat ndaj vendimeve gjyqësore janë e drejtë legjitime dhe ajo nuk do të heqë dorë nga kjo e drejtë.

“Trendafilova duhet ta dijë se t’i mbash leksione Kuvendit për sundimin e ligjit, përderisa e trajton interpretimin personal si të padiskutueshëm, është arrogancë”, thuhet në reagim.

Organizata ka ritheksuar gjithashtu qëndrimin e saj se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte e drejtë, duke theksuar se liria dhe shtetësia e Kosovës qëndrojnë mbi sakrificën e atyre që u ngritën kundër gjenocidit.

Në përfundim, OVL-UÇK ka vlerësuar se gjykatat nuk duhet të shndërrohen në institucione që përcaktojnë historinë, por duhet të ushtrojnë detyrën e tyre me dinjitet dhe profesionalizëm.

“Fatkeqësisht, në rastin e Dhomave të Specializuara kanë munguar që të dyja, edhe dinjiteti, edhe profesionalizmi”, thuhet në reagimin e organizatës.

Hapsir Reklamuese