Një marsh, dy besime, një mesazh: Tërnava dhe Dodë Gjergji mbështesin Marshin për Liri
Në prag të Marshit për Liri, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, mbështetje për këtë aktivitet kanë shprehur edhe dy përfaqësuesit kryesorë të komuniteteve fetare në Kosovë, Myftiu Naim ef. Tërnava dhe Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji.

Përfaqësues të platformës qytetare “Liria Ka Emër” kanë zhvilluar takime me të dy liderët fetarë, duke i informuar rreth mobilizimit qytetar dhe aktiviteteve që po organizohen në kuadër të marshit.
Myftiu Tërnava ka shprehur përkrahjen e tij për Marshin për Liri, si dhe gatishmërinë për të kontribuar në mbarëvajtjen e tij.
Në takimin me përfaqësuesit e platformës është vënë theksi te solidariteti, uniteti dhe respekti për vlerat e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Mbështetje për marshin ka dhënë edhe Ipeshkvi Dodë Gjergji, i cili ka theksuar rëndësinë e unitetit dhe solidaritetit në përkrahje të vlerave mbi të cilat është ndërtuar liria e Kosovës.
Marshi do të mbahet në shenjë solidariteti me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, si dhe me familjet e tyre.
Marshi për Liri do të zhvillohet më 12 shtator, duke filluar nga ora 14:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.