Nëse Presidenti nuk zgjidhet deri më 6 tetor, zgjedhjet mbahen më së largu më 15 nëntor
Gjykata Kushtetuese ka publikuar aktgjykimin lidhur me çështjen e konstituimit të Kuvendit, të dërguar nga PDK-ja, duke përcaktuar edhe afatin kushtetues për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës.

**Nëse Presidenti nuk zgjidhet deri më 6 tetor, zgjedhjet mbahen më së largu më 15 nëntor**
Gjykata Kushtetuese ka publikuar aktgjykimin lidhur me çështjen e konstituimit të Kuvendit, të dërguar nga PDK-ja, duke përcaktuar edhe afatin kushtetues për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës.
Sipas vendimit, Kuvendi është konstituuar pas përfundimit të afatit të përcaktuar me Kushtetutë, ndërsa zgjedhja e Qeverisë më 13 shtator nuk është vlerësuar si antikushtetuese.
Sa i përket zgjedhjes së Presidentit, Gjykata ka konstatuar se afati 60-ditor ka nisur më 8 gusht dhe përfundon më 6 tetor 2026.
Nëse Presidenti nuk zgjidhet deri në këtë datë, ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, duhet t’i shpallë zgjedhjet brenda 45 ditësh.
Bazuar në këtë afat, zgjedhjet do të duhej të mbaheshin më së largu më 15 nëntor, e cila është e diela e fundit brenda periudhës së përcaktuar kushtetuese.

