E Enjte, 29 Tet 2026
KULTURË21 Sht 2026

Ndahet nga jeta aktorja kosovare

Ndahet nga jeta aktorja kosovare

Është ndarë nga jeta aktorja e njohur kosovare, Vildane Sadiku. Një emër i dashur i skenës që me punën dhe praninë e saj la gjurmë të veçanta në jetën kulturore të Kosovës.

Për publikun, ajo ishte një fytyrë mjaft e njohur e emisionit “Odeon”, ku për vite me radhë ishte e pranishme rregullisht, duke sjellë ngrohtësinë, humorin dhe spontanitetin e saj të papërsëritshëm. Ndarja e saj nga jeta ka prekur mjaft kolegë e miq.

Këngëtarja Lora Braha e ka kujtuar aktoren përmes një postimi prekës në rrjetet sociale, ku ka ndarë një fotografi krah saj me mbishkrimin: “Kështu të hareshme do të kujtoj gjithë… qofsh banore e xhennetit”.

Hapsir Reklamuese