E Enjte, 29 Tet 2026
LAJMET19 Tet 2026

Ndahet nga jeta aktivisti i Aleancës, Argjir Rexha

Ka ndërruar jetë Argjir Rexha, aktivist i Aleancës, si pasojë e një infarkti. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, i cili ka shprehur ngushëllimet për ndarjen e tij të parakohshme nga jeta.

Në telegramin e ngushëllimit, Gjini e ka përshkruar Rexhën si një nga aktivistët e hershëm të Aleancës, i cili kontribuoi me vullnet, vizion dhe idealizëm në rrugëtimin e përbashkët të partisë.

Ai ka vlerësuar gjithashtu kontributin e Rexhës në biznes, duke theksuar se si ndërmarrës dhe menaxher kishte sjellë inovacion në gastronominë e Prishtinës dhe kishte treguar profesionalizëm në fushën e shpedicionit dhe procedurave doganore.

Sipas Gjinit, Rexha ishte një zë i fuqishëm në mbështetje të bizneseve vendore dhe zhvillimit lokal, ndërsa do të kujtohet si njeri pozitiv, i afërt dhe gjithmonë i gatshëm për të ndihmuar.

“Humbëm një mik dhe bashkëpunëtor të pashoq, besnikëria, sinqeriteti dhe energjia e të cilit do të na mungojnë çdo ditë”, ka shkruar Gjini.

Në fund të mesazhit, ai u ka shprehur ngushëllime familjarëve, miqve, kolegëve dhe bashkëpunëtorëve të të ndjerit.

Argjir Rexha la pas një djalë dyvjeçar dhe një vajzë vetëm tre muajshe.

Hapsir Reklamuese