E Enjte, 29 Tet 2026
POLITIKË12 Tet 2026

Nagavci: Seanca e radhës e Kuvendit mbahet më 15 tetor

Kryetarja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka bërë të ditur se seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës do të mbahet të enjten, më 15 tetor.

Nagavci: Seanca e radhës e Kuvendit mbahet më 15 tetor

# Nagavci: Seanca e radhës e Kuvendit mbahet më 15 tetor

Kryetarja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka bërë të ditur se seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës do të mbahet të enjten, më 15 tetor.

Sipas saj, në rend dite do të jetë përzgjedhja e dy anëtarëve të Bordit Ekzekutiv të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), si dhe formimi i komisioneve për përzgjedhjen e anëtarëve të bordit të Radio Televizionit të Kosovës (RTK).

Deputetët pritet ta shqyrtojnë në lexim të dytë edhe Projektligjin për parandalimin dhe luftimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.

Nagavci theksoi se miratimi i këtij projektligji është i rëndësishëm për kursimin e dhjetëra miliona eurove nga buxheti i vendit dhe për përafrimin e Kosovës me vendet e rajonit.

Ajo njoftoi gjithashtu se është shpallur konkursi për anëtarët e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil, ndërsa përzgjedhja e tyre do të vijojë pas përfundimit të konkursit.

Hapsir Reklamuese