SPORT13 Tet 2026
Milot Avdyli përfshihet në 11-shen e javës në Slloveni
Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Milot Avdyli, është përfshirë në formacionin e javës në kampionatin elitar të Sllovenisë.

Milot Avdyli përfshihet në 11-shen e javës në Slloveni
Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Milot Avdyli, është përfshirë në formacionin e javës në kampionatin elitar të Sllovenisë.
Mesfushori u dallua me fanellën e Celjes, duke shënuar golin e fitores për skuadrën e tij, paraqitje që i siguroi vendin në formacionin më të mirë të javës.
11-shja e javës është publikuar nga faqja zyrtare e kampionatit slloven, “PrvaLiga”.

