E Enjte, 29 Tet 2026
SPORT19 Tet 2026

Milani pranë marrëveshjes me Markus Krösche, ish-drejtorin sportiv të Eintracht Frankfurtit

AC Milani është pranë emërimit të Markus Krösche në strukturën drejtuese të klubit, pas tentativës së parë për ta transferuar gjermanin në muajin maj, e cila dështoi për shkak të rezistencës së Eintracht Frankfurtit.

Sipas raportimeve, Krösche ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij dhe është i gatshëm të nisë një aventurë të re te klubi italian. Marrëveshja financiare ishte arritur më herët, ndërsa gjatë kësaj periudhe janë diskutuar roli i tij në strukturën e Milanit dhe organizimi i punës. Zyrtarizimi pritet të bëhet në javët e ardhshme.

Nuk pritet që Krösche të marrë me vete bashkëpunëtorin e tij të afërt, Timmo Hardung, i cili pritet të mbetet te Eintracht Frankfurti. Megjithatë, drejtuesit e Milanit po shqyrtojnë mundësinë që atij t’i bashkohet një profesionist tjetër, potencialisht italian.

Karriera e Markus Krösche

Para se të bëhej drejtues sportiv, Krösche ishte futbollist dhe më pas punoi te Bayer Leverkuseni, Paderborni, RB Leipzigu dhe Eintracht Frankfurti. Te Paderborni kontribuoi në ngjitjen e klubit nga kategoria e tretë në Bundesligë, ndërsa me Leipzigun arriti deri në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve në vitin 2021.

Gjatë periudhës te Eintracht Frankfurti, ai fitoi Ligën e Evropës dhe ndihmoi skuadrën të përfundonte kampionatin në vendin e tretë. Krösche njihet për aftësinë në zbulimin e talenteve dhe për transferimin e lojtarëve me potencial, të cilët më pas shiten për shuma të konsiderueshme.

**Transferimet që e kanë bërë të njohur**

Ndër lëvizjet më të suksesshme të lidhura me punën e tij janë transferimet e Randal Kolo Muanit dhe Omar Marmoushit, të cilët, sipas raportimit, u afruan pa kosto transferimi dhe më pas u shitën përkatësisht për 95 milionë euro te Paris Saint-Germain dhe 75 milionë euro te Manchester City.

Në këtë listë përfshihen edhe Hugo Ekitike, i blerë për 30 milionë euro nga PSG-ja dhe i shitur te Liverpooli për 95 milionë euro, si dhe Willian Pacho, i transferuar për 13 milionë euro nga Antwerpi dhe më pas i shitur te PSG-ja për 40 milionë euro.

Hapsir Reklamuese