Messi pranë blerjes së klubit të dytë në Spanjë, këtë herë në Segunda
Lionel Messi është pranë zgjerimit të investimeve të tij në futbollin spanjoll. Ylli argjentinas ka arritur një marrëveshje në parim për blerjen e 100 për qind të aksioneve të CD Eldense, klub që garon në Segunda División, kategorinë e dytë të futbollit në Spanjë.

Marrëveshja është konfirmuar edhe nga vetë klubi dhe është arritur me grupin investues kolumbian TH Soluciones Group S.A.S., aktualisht aksionari kryesor i Eldenses.
Nëse përfundohen të gjitha procedurat e nevojshme, Messi do të bëhet pronari i vetëm i klubit.
Megjithatë, transaksioni ende nuk është finalizuar zyrtarisht. Për përmbylljen e marrëveshjes duhet të përfundojnë procedurat ligjore dhe kontraktuale, përfshirë verifikimet financiare dhe ligjore të klubit, si dhe marrjen e autorizimit nga Këshilli i Lartë i Sportit në Spanjë (CSD).
CD Eldense është me seli në qytetin Elda, në provincën e Alicante-s, dhe aktualisht ndodhet në pjesën e poshtme të tabelës së Segunda División.
Skuadra nuk e ka nisur mirë sezonin, ndërsa së fundmi ka ndarë rrugët edhe me trajnerin Claudio Barragán.
Nëse marrëveshja realizohet, kjo do të përbëjë investimin e dytë të rëndësishëm të Messit në pronësinë e një klubi futbolli në Spanjë.
Në prill të këtij viti, argjentinasi bleu edhe UE Cornellà, klub që militon në kategoritë më të ulëta të futbollit spanjoll. Dokumentet e bëra publike më vonë për atë transaksion treguan se Messi do të zotërojë 85.05 për qind të kapitalit të Cornellàsë.
Në këtë mënyrë, Messi po ndërton gradualisht një prani të rëndësishme në futbollin spanjoll edhe në aspektin e pronësisë së klubeve, ndërsa vazhdon karrierën e tij si futbollist te Inter Miami.