Mbi 45 mijë studentë protestojnë në Gjermani kundër shërbimit të detyrueshëm ushtarak
Mbi 45 mijë studentë kanë bojkotuar mësimin dhe kanë marrë pjesë në protesta në rreth 100 qytete të Gjermanisë, duke kundërshtuar planet e qeverisë për reformimin e shërbimit ushtarak.

Protestuesit kërkojnë që shërbimi në ushtri të mbetet vullnetar dhe shprehin kundërshtimin ndaj mundësisë së rikthimit të rekrutimit të detyrueshëm. Gjatë protestave u dëgjuan edhe thirrje si: “Ne nuk do të marrim pjesë në luftërat tuaja”.
Lëvizja studentore kundërshton gjithashtu regjistrimin dhe kontrollet mjekësore të detyrueshme për të rinjtë, duke i konsideruar ato hapa që mund të çojnë drejt rikthimit të shërbimit të detyrueshëm ushtarak.
Qeveria e kancelarit Friedrich Merz synon të rrisë kapacitetet ushtarake të vendit dhe numrin e ushtarëve aktivë në 260 mijë.
Sipas planit aktual, shërbimi ushtarak do të vazhdojë të jetë vullnetar. Megjithatë, mundësia e rikthimit të rekrutimit të detyrueshëm në rast se nuk ka mjaftueshëm vullnetarë ka shkaktuar shqetësim te të rinjtë.