E Enjte, 29 Tet 2026
SPORT13 Tet 2026

Mbappé pranë rekordit historik në Ligën e Kampionëve

Kylian Mbappé është vetëm një ndeshje larg arritjes së kuotës prej 100 paraqitjesh në Ligën e Kampionëve, një objektiv që mund ta shndërrojë në lojtarin më të ri që arrin këtë shifër në historinë e garës.

Sulmuesi francez mund ta regjistrojë këtë arritje nëse paraqitet me Real Madridin në ndeshjen e ardhshme ndaj Romës.

Deri më tani, Mbappé ka zhvilluar gjithsej 99 ndeshje në Ligën e Kampionëve. Prej tyre, nëntë i ka luajtur me Monacon, 64 me Paris Saint-Germainin dhe 26 me Real Madridin.

Një paraqitje në ndeshjen e radhës do t’ia mundësonte francezit të arrinte kuotën e 100 ndeshjeve në kompeticionin më prestigjioz evropian për klube dhe të synonte vendosjen e një rekordi të ri.

Hapsir Reklamuese