E Enjte, 29 Tet 2026
SPORT22 Sht 2026

Mbappe për garën e Topit të Artë: “Ata do të shpallin një lojtar”

Kylian Mbappe ka folur për garën për “Topin e Artë”, duke vënë theksin te paraqitjet dhe statistikat individuale të futbollistëve. Sulmuesi i Real Madridit është ndër kandidatët kryesorë për çmimin prestigjioz, së bashku me yllin e Barcelonës, Lamine Yamal.

Mbappe për garën e Topit të Artë: “Ata do të shpallin një lojtar”

**Mbappe për garën e Topit të Artë: “Ata do të shpallin një lojtar”**

Kylian Mbappe ka folur për garën për “Topin e Artë”, duke vënë theksin te paraqitjet dhe statistikat individuale të futbollistëve. Sulmuesi i Real Madridit është ndër kandidatët kryesorë për çmimin prestigjioz, së bashku me yllin e Barcelonës, Lamine Yamal.

Në një intervistë për *RFI*, Mbappe ka deklaruar se “Topi i Artë” i jepet një futbollisti dhe jo një skuadre, duke argumentuar se performanca individuale duhet të ketë peshë të rëndësishme në përcaktimin e fituesit.

“Ata nuk do të shpallin një ekip në zarf. Ata do të shpallin një lojtar. Aftësia për të performuar individualisht dhe për të shkëlqyer është ajo që i impresionon njerëzit për një trofe si Topi i Artë”, deklaroi Mbappe.

Francezi ka pasur një sezon me statistika të rëndësishme. Ai e mbylli sezonin si golashënuesi më i mirë i La Ligës me 25 gola, ndërsa në Ligën e Kampionëve realizoi 15 herë.

Mbappe ka folur edhe për formën e tij personale dhe synimet për çmimin individual.

“Kam qenë golashënuesi më i mirë në të gjitha garat e mëdha dhe mendoj se ky mund të jetë një vit i mirë për mua. Ndihem mirë për këtë”, u shpreh ai.

Në garën për “Topin e Artë” është edhe Lamine Yamal, i cili ka qenë ndër lojtarët kryesorë të Barcelonës dhe kombëtares së Spanjës. Në mesin e kandidatëve përmenden gjithashtu Ousmane Dembele, Khvicha Kvaratskhelia dhe Rodri.

Përveç garës për çmimin individual, Mbappe ka folur edhe për ndryshimin në stolin e kombëtares franceze. Didier Deschamps i ka dhënë fund periudhës së tij në drejtimin e “Les Bleus”, ndërsa Zinedine Zidane ka marrë drejtimin e skuadrës.

Mbappe ka vlerësuar punën e Deschamps, duke thënë se ai “bëri histori” dhe e çoi kombëtaren “aty ku meriton të jetë”.

“Tani është një kapitull i ri me një trajner të ri. Është fillimi. Do të duhet të gjejmë ritmin tonë, por do të testohemi menjëherë dhe do të duhet të fillojmë të fitojmë përsëri menjëherë, sepse kjo është ajo që njerëzit presin nga ne”, tha Mbappe.

Zinedine Zidane ka konfirmuar gjithashtu se Mbappe do të vazhdojë ta mbajë shiritin e kapitenit të Francës.

Foto e lajmit
Hapsir Reklamuese