Lushtaku i përgjigjet bashkëshortit të Albulena Haxhiut: Kush mendon se mund të më gjunjëzojë, le ta provojë
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, i është përgjigjur Alban Krasniqit, bashkëshortit të Albulena Haxhiut, i cili më herët kishte kërkuar arrestimin e tij.

Përmes një postimi në Facebook, Lushtaku ka reaguar duke kujtuar dënimin me 20 vjet burg në mungesë, të shqiptuar nga Serbia më 11 korrik 1997, nën akuza për terrorizëm.
“Serbia nuk arriti të më gjunjëzojë asnjëherë. Sot, fatkeqësisht, disa shqiptarë po flasin me të njëjtën gjuhë që dikur fliste Serbia. Kush mendon se mundet të më gjunjëzojë, le ta provojë!”, ka shkruar Lushtaku.
Reagimi i tij vjen pas deklaratës së Krasniqit, i cili kishte kërkuar arrestimin e kryetarit të Skenderajt.